Connect with us

Kronike

Organizoi ekzekutimin e Behar Sofisë, jepet dënimi për autorin e vrasjes (EMRI)

GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Jemin Sherën, organizatorin e vrasjes së Behar Sofisë.

Dënimi është dhënë në mungesë, pasi Jemin Shera rezulton ende në kërkim si organizatori i vrasjes në shkurt 2021 të Behar Sofisë, biznesmen dhe i njohur si ‘padron droge’.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, vendosën shpalljen fajtor të Jemin Sherës për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Behar Sofia, si dhe për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin
Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në
bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në
formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva
Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës
penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në
kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar
nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe
në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve
shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit
të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4
dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të
K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën
akuzohet.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i
Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite
burgim.
4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin
Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite
burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me
burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020
“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara provë
materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.
7. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit
përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i
ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.
8. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve,
duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Advertisement