Kronike
Organizoi vrasjen e Fatbardh Licit? Safet Bajri del nesër para GJKKO

Safet Bajri do të dalë ditën e nesërme do të dalë ditën e nesërme para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për verifikimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe marrjen në pyetje. Bashkë me të para togave të zeza do të dalin edhe krahu i djathtë i tij, Asmer Bilali dhe kushëriri i tij, Behar Bajri.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Bajri është arrestuar ditën e djeshme nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Masa e sigurisë “arrest në burg” iu komunikua dhe Behar Bajrit e Astmer Bilalit, ndërkohë që të dy ndodhen në qeli që prej 2 vitesh në kuadër të dosjes“Metamorfoza”.

