Kosova
Osmani-Gjuriç në një darkë amerikane/ Në menu, armë dhe raketa të NATO-s
Ministri i Punëve të Jashtme I Serbisë, Marko Gjuriq po përfaqëson Serbinë në Uashington, në samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të krijimit.
Po të kemi parasysh narrativën zyrtare të shtetit serb në lidhje me Aleancën si dhe pretendimet se është një organizatë kriminale që ka bombarduar Serbinë, krejtësisht në mënyrë të paligjshme dhe pa arsye në vitin 1999, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdon stërvitjet ushtarake me atë organizim ushtarak prej vitesh në territorin e Serbisë, çështja e të ashtuquajturës hipokrizi e regjimit të Aleksander Vuçicit është e pashmangshme.
Gjithashtu, shtrohet pyetja se pse në rrethana të tilla theksohet prania e Serbisë.
“Ndryshe nga parashikimet serbe se NATO do të shpërbëhet, Aleanca ka rilindur fuqishëm në dy vitet e fundit, kryesisht për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, që është, ndër të tjera, një sukses i madh i Presidentit Biden” – tha Sonja Biserko, presidente e Komiteti për të Drejtat e Njeriut
Përveç kësaj, ajo u shpreh per median serbe Danas se, për shkak të agresionit rus, aleanca është zgjeruar me dy anëtarë të rinj (Suedia dhe Finlanda), të cilët janë të armatosur mirë dhe të menduar mirë strategjikisht.
“Anëtarësimi në NATO dhe BE nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës
– Vetëkuptohet se vendimi i tyre u orientua nga përvoja historike me Rusinë dhe fakti që ata kufizohen me të. Lufta e Ukrainës ka bashkuar efektivisht shtetet anëtare, përfshirë SHBA-në, të cilat gjatë mandatit të Donald Trump ishin distancuar ndjeshëm nga partnerët evropianë. Tani është treguar se ruajtja e sigurisë evropiane në kete situate, është pothuajse e pamundur pa përfshirjen e SHBA-së” – beson Biserko, sipas se ciles, “Prandaj e ardhmja e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës sigurisht që do të jetë temë në këtë samit, sepse ata janë aktorë të rëndësishëm që formësojnë sistemin global”
“Së bashku me përmirësimin e marrëdhënieve me strukturat e NATO-s, Serbia po zhvillon një shumëllojshmëri bashkëpunimi dypalësh me vendet anëtare të NATO-s dhe Partneritetit për Paqe.
Mirëpo, bashkëpunimin me vendet e NATO-s e profilizon edhe ndaj pavarësisë së Kosovës, që është në kontrast me politikën zyrtare për anëtarësim në BE. Anëtarësimi në NATO dhe BE nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Po kështu, mënyra se si kadetët në vizitën e tyre në Republika Srpska, manifestuan praninë e tyre, është një lloj provokimi dhe testimi per NATO-n. Sjellja e Serbisë tregon se ende nuk ka vendosur se ku po shkon dhe se një sjellje e tillë ende tolerohet. Në këto kohë të trazuara kur po përcaktohen marrëdhënie të reja në botë, neutraliteti të cilit i referohet vazhdimisht Serbia duket i pabesueshëm dhe përfundimi i pashmangshëm është se ajo anon më shumë drejt Lindjes” – deklaroi Biserko.
Zdravko Ponoš, lider i partisë ‘Serbia Qender’ dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, tha për Danas se “siç sugjeron emri, samiti i NATO-s është takim i krerëve të shteteve ose kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s”.
“Marko Gjuriq nuk ishte i ftuar në samit, ai përfaqësoi Serbinë në darkën e organizuar një ditë para fillimit të samitit të NATO-s në Uashington, në të cilën ishin të ftuar edhe përfaqësues të vendeve partnere dhe të BE-së.
Me sa di unë, në darkë ishte e ftuar edhe Vjosa Osmani si presidente e Kosovës. Nëse është e vërtetë, atëherë Marko Gjuriq nuk do të duhej të ulej ne ate tavolinë. Por duke marrë parasysh që ai kishte nisur një udhëtim pesëditor për atë darkë, do të ishte e pazakontë që ai të ngrihej nga tryeza” – deklaroi Ponosh duke theksuar se duke patur parasysh kete fotografi dhe deklaratat e presidentit serb, shtrohet pyetja: Për çfarë mburret regjimi i Vuçicit dhe pse?