Connect with us

Kosova

Osmani godet Borell: Kushtetuta, pika e nisjes…jo propozimi i Serbisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbisë nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve por vetëm që të ketë një instrument për të vazhduar që të sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetësinë e Kosovës

Për propozimin e Qeverisë së Kosovës, Osmani ka thënë se aty janë parametrat bazike mbi të cilat duhet të ndërtohet statusi dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo i ka dalë edhe kundër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ka thënë e propozimi nga Ekipi Menaxhues nuk është draft final por është pikënisja për diskutimet rreth Asociacionit.

Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se pika startuese duhet të jetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo një propozim që synon të krijojë një tjetër “Dodik Republika” në Kosovë apo edhe më keq.

Osmani ka thënë se një propozim i tillë është tepër i rrezikshëm dhe si i tillë duhet të refuzohet në mënyrë unanime.

Advertisement