Connect with us

Kosova

Osmani: Jo ‘telekomandën’ e minave Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është deklaruar edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një konferencë për media bashkë me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviç, ajo tha se që prej vitit 2013, kur në Kuvendin e Kosovës është sjell marrëveshja për Asociacionin, ka qëndrim të njëjtë…nuk mund të ketë struktura monoetike dhe nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv për këtë Asociacion, pasi është e ndaluar me Kushtetutën tone si edhe nuk mund të ketë modele që kanë çuar në dështim.

Osmani theksoi se Kosova nuk është kundër të drejtave të komunitetit serb, por është kundër që t’i japë Serbisë një instrument kontrolli nëpërmjet të cilit mund të minojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës, e rrjedhimisht të sjell edhe më shumë influencë ruse në tërë rajonin e Ballkanit

Advertisement