Kosova
Osmani-Lajçak në New York: Krijimi i dialogut me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I dërguari i BE-së në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.
Ndryshe, përveç me Lajçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë.
In New York, I met with President @VjosaOsmaniPRKS. We continued our discussion about the way forward in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and the need for concrete solutions. pic.twitter.com/jFWvyFxqJK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 22, 2022
Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.