Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’’.
Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia i kanë prirë këtij diskutimi dje, që kanë qenë i nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjeve.
‘‘Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën ‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt.
Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata’’, ka shkruar ajo.