Connect with us

Kosova

Osmani nxjerr FAX-in që tregon se Vuçiç dha urdhër për Banjskën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në Kosovë ka ende njerëz që akoma përpiqen të fshehin armët e atyre që kryen sulmin e 24 shatorit në Banjskë te Zvecanit. Osmani ka përmendur kështu një aksion të Policisë së Kosovës para pak ditësh ku u gjetën disa armë nga ato mbetur pas sulmit terrorist te vitit te kaluar.

“Armët fshihen nga njerëz të caktuar në veri që bashkëpunojnë me “bandat” në Serbi” – ka theksuar Osmani.

Presidentja përsëriti gjithashtu pretendimin e saj se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “është drejtpërsëdrejti i përfshirë” në sulmin paramilitar në Banjskë.

“Ky nuk është një supozim politik. E di me të vërtetë se Aleksandar Vuçiq është i përfshirë drejtpërdrejt në urdhërimin e sulmit në Banjskë” – deklaroi ajo, duke shtuar se këtë e dinë edhe partnerët e Kosovës në NATO dhe vendet e tjera të Ballkanit.

“Duke patur perballe mendje të tilla, duhet të mblidhemi, të riorganizohemi, të riorganizohemi, të kuptojme se cilët janë miqtë dhe partnerët tane dhe të punojme me ta për të parandaluar skenarë të tillë që po përpiqen ta kthejnë rajonin tonë në vitet 1990” – potencoi presidentja e Kosoves.

Advertisement