Connect with us

Kosova

Osmani për vizat: Kushtet janë përmbushur pesë vite më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë, dhe ky proces është shumë i vonuar.

Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.

“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës.

Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës.

Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani.

 

Advertisement