Connect with us

Kosova

Osmani: Serbia planifikon sulm hibrid ndaj Kosovës

Mercenarët nga grupi famëkeq ‘Wagner’ i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake të pashënuara në Kosovë. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë për median britanike ‘The Telegraph’, Osmani tha se po zhvillohet një operacion për të hedhur bazat e një sulmi hibrit nga Serbia me qëllim rrëmbimin e territorit të Kosovës.

Përgatitjet e supozuara nga Serbia janë njëjtë si ato të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ushtarët rusë të veshur me uniforma të cilat nuk mbanin asnjë shenjë, përgatitën rrugën për hapat e mëtejshëm.

“Ata sjellin armë dhe uniforma por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, tha zonja Osmani.

Sipas saj objektivi serb është të përgatisë situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak tradicional, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një nga linjat e konflikteve më të mëdha në Ballkan, është përfshirë nga tensionet për muaj të tërë, të shkaktuar fillimisht nga një mosmarrëveshje për lejet e drejtimit. Serbët, të cilët janë shumicë e popullsisë në veri të Kosovës, ishin të zemëruar që u urdhëruan të heqin licencat dhe targat e tyre të lëshuara nga Serbia dhe të miratojnë ato të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për pasojë u ngritën barrikada dhe pati sulme të ndërsjellta mes policisë së Kosovës dhe grupeve serbe.

Presidentja e Kosovës, zonja Osmani, pohoi se Beogradi po vazhdon të nxisë tensionet në rajon, në bashkëpunim me Wagner Group të Rusisë, i cili kohët e fundit filloi fushatat për rekrutët serbë për luftën në Ukrainë.“Strategjia e fshehtë për të kontrabanduar armët për një aneksim të dyshuar është duk

e u zhvilluar për të paktën gjashtë muaj, tha zonja Osmani. Synimi është pikërisht i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë, pohoi ajo.

Advertisement