Connect with us

Kosova

Osmani s’është si Kurti/ Hovenier për presidenten e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë dje se Kosova do të ketë pasoja, për shkak të vendimeve të Qeverisë Kurti për t’i futur kryetarët e rinj të tri komunave veriore, me forcë, përkundër rezistencës së turmave të banorëve lokalë.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja I ka bërë Kryeministrit Albin Kurti dy kërkesa për shtensionimin e situatës në veri, por ai nuk i ka pranuar ato.

I pyetur nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e politikave qeveritare, nëse Kurti dhe Osmani punojnë si ekip, ambasadori Hovenier, ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.

Megjithatë, Hovenier ka përmendur se Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet” – ka thënë ambasadori amerikan në një intervistë

Advertisement