Rajon
Osmani telefonon Gërvallën e Daçiçin: Kërkova qetësimin e situates dhe lirimin e tre policëve
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai ka potencuar se është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e rrembyer nga forcat serbe.
Në një postim në Twitter, Osmani, njëherazi eshte edhe kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se është thelbësore që palët të punojnë drejt paqes, teksa thekson gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë sipas kërkesës.