Connect with us

Kronike

Pabesia/ Para se të vritej hëngri e piu me autorët

Në Greqi, konkretisht në një plazh në Kalamata u gjet i groposur 31-vjeçari shqiptar, Eni Dollani.

I ndjeri nga qyteti i Gramshit u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.

Viktima kishte shkuar në Kalamata për punë sezonale, për të vjelë ullinj, ndërsa dyshohet se kishte me vete 10 mijë euro mbrëmjen ku tre persona i morën jetën në mënyrë tragjike.

Mediat greke shkruajnë se i ndjeri ka darkuar me autorët mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparissia, teksa në xhep kishte eurot.

Sipas ekspertizës autorët e kanë goditur shqiptarin me sende të forta në kokë dhe më pas e kanë varrosur për të fshehur krimin.

Pas krimit, policia greke ka vënë në pranga autorët.

Ata mësohet se janë dy 30-vjeçarë, një shqiptar dhe një greke, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë.

Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës.

Advertisement