Aktualitet
Pacienti ndërroi jetë, nis hetimi për mjekun! Mbesa e të ndjerit: Neglizhoi trajtimin mjekësor

Policia ka nisur hetimet ndaj një mjeku në spitalin e Librazhdit pasi ai është akuzuar për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një pacienti. Procedimi ka nisur ndaj shtetasit A. I., 69 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga një 42-vjeçare, e cila pretendon se mjeku ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç. Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më datë 27 gusht 2025, ndërsa 52-vjeçari ka ndërruar jetë në spital më 31 gusht 2025.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025″, njoftoi policia.

