Kosova
Pacolli: Shqetësuese gjuha e përkrahësve të Kurtit kundër ShBA-ve

Deputeti Behxhet Pacolli ka shkruar në lidhje me klimën e krijuar së fundmi pas tensioneve në veri të Kosovës. Ai ka thene se gjuha të cilën po e përdorin qytetarët, përkrahës të kryeministrit Kurtit ndaj ambasadorit Hovernier e të dërguarit special Gabriel Escobar është shqetësuese.
“Kur po shoh qasjen dhe degjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasasorit amerikan Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të Kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është çmendurija e radhës!” – shkruan pacolli teksa dhe shton: A e dini që pa mbështetjën e ShBA -së Kosova nuk mund të ekziston si shtet i pavarur!! Pavarësisht se kush ju ndihmon në jetë, mirënjohja është detyrë. Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’u a kthejmë aleatëve tanë atë qe ata bënë për ne dhe kurrë nuk duhet t’i lëndojmë apo mos të jem mirënjohës ndaj tyre” – ka deklaruar Pacolli

