Politike
Padia ndaj deputetëve të PS/ Bardhi: Krim që dënohet me burg
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale, është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi tha se opozita është e vendosur në aksionin e saj për rrëzimin e mazhorancës.
I pyetur në lidhje me padinë penale për djegien e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi theksoi se padia vjen nga ata që nuk kanë lënë pa vjedhur në këtë vend.