Kosova
Padia për gjenocidin e Serbisë, dështim i sigurt
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është kategorik kundër ngritjes së padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Hasani në një intervistë ka thënë e nëse do të ndërmerret një veprim i tillë do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bëhej Serbisë.
Ai thotë se një veprim i tillë do të zhvlerësonte vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise për pavarësi dhe ka thënë në terma sportive se Kosova do barazonte 1:1 me Serbinë, meqë sipas tij ajo padi është e gjykuar të dështojë.
“Në qoftë se vërtet ngrihet padi kundër Serbisë është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet shtetit serb, sepse një hap i tillë do ta zhvlerësonte vendimin e GJND-së për pavarësi dhe ne efektivisht do të bëheshim një me një, nëse merremi me terma sportivë, për shkak se është e sigurt që ajo padi është gjykuar që të dështojë”, ka deklaruar Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2009 deri më 2015.