Connect with us

Rajon

Pak hapa larg luftës/ Moska kërcënon Malin e Zi për ndalimin e mediave të Kremlinit

“Rusia do të marrë masat e duhura kundër Malit të Zi, i cili ka ndaluar transmetimin e një numri mediash ruse që nga 10 korriku” – Keshtu tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne e konsiderojmë si një akt armiqësor të censurës së hapur nga autoritetet e Podgoricës, i projektuar për të fituar favore nga Brukseli, me shpresen për përparimin e premtuar në rrugën evropiane” – deklaroi  Zaharova

“Për të përmbushur axhendën rusofobike transatlantike”, shtoi ajo, “ata janë të gatshëm të vazhdojnë me politikën e minimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe shtetit të tyre dhe t’u mohojnë qytetarëve të drejtën e aksesit në informacion”

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, thuhet se Agjencia e Mediave Elektronike e Malit të Zi ka urdhëruar shërbimet kompetente dhe kompanitë lokale të telekomunikacionit që “të pezullojnë plotësisht transmetimin e mediave ruse më së voni deri më 10 korrik”.

Behet fjale per 20 operatorë mediatikë rusë, duke përfshirë First Channel, Russia 1, RT, Sputnik, NTV, REN TV dhe të tjerë. Zakharova tha gjithashtu se ky vendim nënkupton ndalimin e transmetimit satelitor dhe kabllor të përmbajtjes së tyre, si dhe të çdo mjeti tjetër të shpërndarjes, përfshirë internetin.

Sipas saj, kjo është një përpjekje për të zyrtarizuar ligjërisht në mënyrë retroaktive situatën e krijuar në fillim të vitit 2022.

“Pa paralajmërim, autoritetet malazeze bllokuan të gjithë transmetuesit rusë të disponueshëm në vend dhe pastruan plotësisht hapësirën e informacionit nga prania e tyre – deklaroi Zakharova dhe shtoi se tani arsyetimi zyrtar për vendosjen e ndalesës, e cila jozyrtarisht ka qenë në fuqi për një kohë të gjatë, është bashkimi i Podgoricës me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj mediave ruse

Advertisement