Kronike
Pak orë para ndërrimit të viteve, vr*itet me thi*kë 21-vjeçari shqiptar në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 21-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur një ditë para natës së ndërrimit të viteve, jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.
Sipas Bild mes tyre pati një debat të ashpër që solli përleshjen fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari nga Shqipëria. I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.