Connect with us

Sport

Pak para ndeshjes Poloni-Holandë, policia gjermane qëllon me ar*më një person qe kërcënonte me sëpatë

Policia gjermane ka shtënë kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Evropian të futbollit 2024 në Hamburg

Policia njoftoi në rrjetin social X se ka nisur një operacion të madh dhe se sulmuesi është duke i mjekuar plagët.

Incidenti ndodhi në rrethinën St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin Volksparkstadion.

Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30.

Gjermania është nikoqire e edicionit të 17-të të Kampionatit Evropian, i cili nisi të premten mbrëma.

Advertisement