Connect with us

Politike

Paloka: Policia të mos na provokojë! Mazhoranca merr përgjigjen e merituar

Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, deputeti demokrat Edi Paloka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.

Nga rrethrrotullimi i Shkozetit, Paloka u shpreh se kjo është një protestë ku qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë.

“Këtu nuk bëhet fjalë me jetë normale politike dhe aksioni do të vazhdojë i ndërthurur me aksionin si në parlament ashtu dhe në terren”, tha ai për “Ora News”.

Deputeti Paloka i bëri thirrje policisë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit që mund ta stepë opozitën.
Advertisement