Politike
Paloka zbulon bisedën e fundit me Salianjin, ja çfarë i tha para se të vetëdorëzohej
Deputeti Edi Paloka, ka treguar detaje nga biseda që ka bërë me Ervin Salianjin pak para se të vetëdorëzohej në polici, për të përfunduar më tej në burgun e Fierit.
Ai rrëfen se Salianji ishte shumë i vetëdijshëm në lidhje me atë se çfarë po i ndodhte dhe që po shkonte drejt qelisë.
“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte. Më tha se do të vijonte të ishte i angazhuar nga burgu me aq sa mundej”, u shpreh Paloka.
Sa i përket faktit nëse dënimi e penalizoi Salianjin në karrierën e tij politike, Paloka u shpreh se ka ndodhur e kundërta.
Sipas tij, kjo që ndodhi ishte medalje për deputetin demokrat.