Connect with us

Kronike

Pamje dramatike nga aksidenti në aksin Tiranë-Durrës

Dy viktima dhe një i ri në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ndodhi orët e para të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. NTV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe duket se përplasja me trafik-ndarësen ka qenë e rëndë.

  

Sipas informacioneve, se 26-vjeçari Arbër Tivari ka humbur kontrollin e automjetit ndërsa udhëtonte në këtë autostradë e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Nga pamjet duket se automjeti është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa për pasojë humbën jetën dy pasagjeret në automjet. Jetën e humbi 26-vjeçarja Silva Gjergji dhe një vajzë tjetër e cila ende nuk është identifikuar. 26-vjeçari Tivari ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement