Kronike
Pamje nga operacioni antidrogë, qeni zbulon kokainën
Janë 8 persona të shoqëruar nga policia e Durrësit pas zbulimit të një sasie prej 33.5 kg kokainë në arkat me banane. Bëhet fjalë për 8 punonjës të firmës që prisnin bananet dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.
Por sipas informacionit zyrtar kontrolli me skaner i kontejnerit të bananeve nuk ka konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane dhe është dashur qeni antidrogë që të zbulojë kokainën.
Siç shihet nga pamjet e ofruara nga Policia e Shtetit qeni antidrogë ka ndaluar para arkave të dyshuara, ku pas kontrollit në dy prej tyre janë gjetur dhe pakot me kokainë.
Mësohet se bananet ishin për llogari të kompanisë Banaking në Tiranë.