Kronike
Pamje nga vendngjarja/ Qëlloi me armë kushëririn e kryetarit të Bashkisë, si autori përndoqi të riun

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bicaj në Kukës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen.
I plagosur ka mbetur 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Ndërkohë autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është shtetasi Zenel Muçmata, që është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.
Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Zenel Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar.
Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

