Connect with us

Bota

PAMJE TË RËNDA/ I riu sulmon me armë drejt këmbësorëve, 1 viktimë dhe…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, tre persona janë plagosur dhe një tjetër ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Brooklyn dhe Queens në Nju Jork.

Sipas policisë, autori i sulmit është një 25-vjeçar i cili ka qëlluar me armë teksa udhëtonte me një motoçikletë. Gjatë arrestimit të tij iu gjet një pistoletë nëntë milimetra me një sasi shtesë municioni, çka tregon se ai kishte planifikuar të vriste një numër shumë më të madh personash.

E përditshmja amerikane postoi pamjet shqetësuese të dy nga pesë sulmet në faqen e saj të internetit. E para ndodhi në Queens, ku pamjet e kamerave tregojnë agresorin duke i dhënë motoçikletës e njëkohësisht duke qëlluar në drejtim të këmbësorëve në trotuar.

Ai qëlloi drejt një 85-vjeçari, pas të cilit një kalimtar vrapoi për t’a ndihmuar, por pas pak minutash ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Advertisement