Bota
PAMJE TË RËNDA/ Burri vret të fejuarin e ish të dashurës dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni, ku një burrë ka vrarë të fejuarin e ish-të dashurës dhe më pas veten.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në një kafene, pamjet e të cilës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Pasi qëlloi të fejuarin e ish-të dashurës, ndërsa gruaja e shokuar po bërtiste për ndihmë, i armatosuri qëlloi edhe veten në kokë.
Incidenti ndodhi në një kopsht restoranti përballë një hoteli në rrugën Śëięty Marcin, një nga rrugët kryesore të Poznanit.
Prokuroria e Rrethit Poznań-Stare Miasto ka nisur dy hetime të veçanta për “vrasje” dhe “nxitje për vetëvrasje”.