Bota
Pamje të rënda/ I riu lë pistoletën në divan, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një vajzë tre vjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që e gjeti në divanin e shtëpisë. Mediat e huaja raportojnë se 3-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet e tmerrit, tregojnë momentin kur Orlando Young vendos armën në divan dhe vazhdon të shikojë ndeshjen. Më pas vogëlushja shihet duke marrë armën në divan dhe qëllon pa dashje veten. Gjithashtu në video Young dëgjohet duke paralajmëruar vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek”. Familjarët shihen të vrapojnë nëpër shtëpi nga paniku, ndërsa vogëlushen e nxjerrin nga banesa dhe e çojnë në spital.
23-vjeçari Orlando Young akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan, një vend lehtësisht i arritshëm nga vogëlushja, duke i kërcënuar jetën jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë në banesë.