Connect with us

Bota

PAMJE TË RËNDA! Skandal në azilin e pleqve, i moshuari dhunohet brutalisht nga kujdestari

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në Turqi, ku pamjet filmike tregojnë se një i moshuar është dhunuar fizikisht nga një person i stafit. Në video shihet i moshuari duke u goditur dhe duke i bërtitur personi që ushtron dhunën. Pamjet dyshohet të jenë regjistruar në korrik të vitit 2023.

I moshuari ndërroi jetë në shtator të vitit 2024 në spitalin ku po trajtohej, dhe vdekja e tij ngre pikëpyetje, pasi nuk u krye autopsi.

Mediat turke raportojnë se në të njëjtin azil kanë ndodhur edhe raste të tjera dhune, ndërsa disa pamje nga kamerat e sigurisë dyshohet se janë fshirë. Stafi raportohet se është detyruar të heshtë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.

Pas reagimit të gjerë publik, drejtuesit e azilit njoftuan se personi përgjegjës nuk do të pranohet më në institucion. Rasti i është referuar Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale dhe prokurorisë, ku janë marrë masa administrative dhe hetimet vazhdojnë.

Advertisement