Aktualitet
Pamjet apokaliptike nga Gramshi/ Banorët e evakuuar nga zjarri mes lotët: U dogjën shtëpi e bagëti

Situata në Grmash është tejet alarmante gjatë orëve të fudnit, pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën dhe pronat e banorëve. Teksa flakët dhe tymi kanë “oushtuar” gjithë zonën, banorët janë detyruar të lënë gjithçka dhe të evakuohen nga banesat e tyre.
Duke folur për Syri Tv, banorja shprehet se helikopterët janë vonuar dhe po bëhen 2 orë e gjysmë dhe flakët ende nuk janë shuar. Banorja thekson se situata është shumë keq dhe shumë problematike. Banorja gjithashtu shprehet se nuk ka qeveri se po të kishte do ndërhynte në kohë.
Kur u bë ndërhyrja me helikopter, u vonua?
Banorja: U vonuan ca helikopterët. Po bëhen 2 orë e gjysmë e ende nuk është shuar. Kishte ardhur në Bletëz, Mollaz dhe ka ardhur zjarri tek ne Skënderbegas. Qeveri nuk ka se po të kishte ndërhyrë në kohë nuk do të kishte bërë asgjë. Katër fshatra u dogjën e tani ka ardhur këtu. Kishim shtëpitë e reja, madhi e çdo gjë.
A janë djegur banesa?
Banorja: Po janë djegur. janë djegur dele, dhi,
Një tjetër banor: Janë djegur dhe shtëpi. Ka marrë shtëpinë time. Ne si fshat andej jemi 40 familje. Janë bërë shkrumb
Kur ka nisur ndërhyrja nga ajri?
Banorja: Ka nisur vonë. Zjarri ka rënë në Kullollas në Bletëz dhe erdhi në Skënderbegas.
Banorja: Ka qenë ora 09:30 kur ka rënë zjarri në Kullollas, mori shtëpitë tona dhe zjarri erdhi në Harunas.
Banori: Unë kam lënë delet. Nuk dimë a na janë djegur shtëpitë se nuk i shohim nga tymi.

