Aktualitet
Pamjet e dhunshme mes Princ Lekës dhe Elias, zbulohet kush e publikoi videon
Video e konfliktit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka bërë xhiron e rrjetit paraditen e kësaj të mërkure.
Të shumtë ishin ata që aluduan se video është bërë publike nga vetë Princi, me qëllim për të nxjerrë keq Elia Zaharian. Por ish-Shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, Erjon Teli, ka dhënë një tjetër variant.
Në një lidhje “Skype” në “Vizioni i Pasdites”, Teli tha se video ka dalë nga organet ligjzbattuese, aty ku Princi në mirëbesim e ka dorëzuar si provë për dhunën që familja Zaharia ushtroi ndaj tij.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Kush e ka publikuar videon?
Erion Teli: Kjo video është deponuar sot në organet ligjzbatuese të vendit. Ne aludojmë se ka rrjedhur nga këto organe, do bëjmë një tjetër padi për nxjerrjen e videos. Nga ana e familjes mbretërore kjo nuk mund të ndodhte.
Pyetje: Është regjistruar si provë nga Princi?
Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitrarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.