Connect with us

Politike

Pamjet/ Mbështetësit e Berishës nuk ndalen, mblidhen sërish poshtë ballkonit

Ka nisur tubimi poshtë banesës së liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mes qytetarëve të mbledhur në mbështetje të Berishës, janë edhe disa nga emrat e PD-së, mes tyre Belind Këlliçi.

Ky i fundit në fjalën e tij ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve.

Më vonë pritet që të mbajë fjalën si çdo natë nga dritarja e banesës edhe kryedemokrati, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 dhjetori.

Advertisement