Aktualitet
Pamjet nga AJRI me DRON/ Rrafshohet ‘Prestige Resort’

DURRËS- Edhe mëngjesin e sotëm, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ‘Prestige Resort’.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, forcat xheniere vijojnë me punën në muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol, për të disatën herë.
Tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen deri në rrënimin e të gjithë godinës luksoze buzë bregdetit të Golemit.
Video Player
00:00
00:00

