Aktualitet
PAMJET/ Trafik i paralizuar, kolona të gjata makinash në Vlorë dhe Durrës
Fundjava i gjen të gjithë në bregdet. Kjo ka sjellë radhë të gjata trafiku që janë krijuar nga Tirana e deri në Vlorë.
Në mbikalimin e Plepave, që lidh rrugët e qytetit të Durrësit me Tiranën dhe zonat e veriut trafiku është paralizuar dhe mjetet nuk lëvizin. E rënduar paraqitet edhe rruga në drejtim të Golemit e Kavajës si dhe akset e tjera që lidhen me plazhet
Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Në zonën e Lungomares dhe në Ujin e Ftohtë ka pasur fluks më të shtuar nga qytetarët që i drejtohen jugut këtë të diel.
Edhe në Durrës paraqitet situatë e rënduar trafiku që prej orëve të mëngjesit, nga qytetarët të cilët i drejtohen plazhit në këto temperatura përvëluese.
Gjithashtu e diela nuk nisi aspak mirë për qytetarët, të cilët iu drejtuan plazhit të Gjirit të Lalzit për të pushuar, duke krijuar radhë të gjata kilometrike.