Rajon
Pamjet virale në rrjet, rrihet pa mëshirë kamarieri në Serbi
Një person i quajtur Miljan Vidoviç ka rrahur në mënyrë të pamëshirshëm një kamarier në oborrin e një restorani në Serbi.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur shumë reagime sidomos pas një videoje tjetër ku vëllai i autorit, një kickboxer, shihet duke kërcënuar pronarë të lokaleve, e të cilën më pas e demantuan si një shaka. Por, videoja në Fruska Gora duke rrahur kamarierin nuk duket shaka.
Në video shihet se si personi me emrin Miljan godet kamarierin, me pretendimin se ai i është drejtuar vajzës së tij në menyrë të pahijshme. Teksa godet kamarierin me shuplaka dhe grusht ne barkë, autori shoqërohet dhe nga dy burra tjerë.
Sipas mediave në Bosnjë, vëllezërit Vidoviç janë nga Bijeljina dhe të dy ishin kikboksier të suksesshëm. Ata janë të njohur për policinë për disa krime, përfshirë edhe rrëmbimet.