Bota
Panik në qiell të hapur, avioni bën ulje emergjente
Momente paniku mund të konsiderohen ato të ditës së sotme me një aeroplan të linjës Romë-Shenzhen që duhej të arrinte në Kinë nga kryeqyteti.
Avioni i Hainan Airlines që nisej nga aeroporti Leonardo Da Vinci në Fiumicino duhej të bënte një ulje emergjente.
Në fakt, fluturimi Chh 438, pak pas ngritjes në orën 9.55, kreu një sërë manovrash koncentrike në det dhe më pas u ul në orën 11.10, siç u regjistrua edhe në Flightradar.
Në pistë, siç ndodh edhe në këto raste, kanë qenë të pranishëm zjarrfikësit dhe ambulancat e 118, si dhe stafi i Adr.
Sipas raportimeve, avioni ka pasur një problem me motorin, nga i cili kanë dalë një sërë shkëndijash. Boeing 787-9 Dreamliner i Hainan Airlines tani do t’i nënshtrohet kontrolleve teknike.