Kosova
Pantiç në arrest shtëpie/ Reagon Haki Abazi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot ka reaguar pas lirimit në arrest shtëpiak të ish policit serb Dejan Pantiq dhe reagimit të kryeministrit Albin Kurti përkitazi me këtë çështje.
Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo frazat, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.
Ai më tej shtoi se “Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!”.