Connect with us

Bota

Papa Françesku i bën thirrje Rusisë: Rikthe marrëveshjen e grurit

Papa Françesku i ka bwrw thirrje Rusisë t’i rikthehet marrëveshjes për grurin në Detin e Zi, përmes së cilës Moska lejonte Ukrainën te eksportonte drithëra nga portet e saj, pavarësisht luftës.Në mesazhin e tij për turmën në sheshin Shën Pjetër, kreu i Selisë së Shenjtë u lut gjithashtu për Libanin, pak ditë para përvjetorit të tretë të shpërthimit në portin e Bejrutit ku u vranë mbi 220 vetë.

“Le të mos i ndalim lutjet për Ukrainën e martirizuar ku lufta ka shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe grurin.Ky është një ofendim i madh për Zotin, pasi gruri është dhurata e tij për të ushqyer njerëzimin. Britma e miliona njerëzve që vuajnë, shkon deri në parajsë.U bëj thirrje autoriteteve të Federatës Ruse që ti rikthehen marrëveshjes së grurit në detin e zi, në mënyrë që transporti i drithërave të rinisë në mënyrë të sigurt.” tha ai.

Advertisement