Connect with us

Aktualitet

Para në këmbim të votës/ Dalin PAMJET nga mometi i kontrollit të automjetit të eksponentit të PS-së

Kanë dalë pamjet nga momenti i kontrollit të automjet nga policia në Maqellarë pas dyshimeve nga anëtarët e PS-së se eksponentë të Partisë Socialiste po jepnin para në këmbim të votave. Në video dallohen dhe tensionet mes palëve ku nuk kanë munguar thirrjet dhe fjalët ofenduese.

Raportohet se anëtarë të koalicionit “PD-ASHM” kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij. Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali.

Advertisement