Connect with us

Kronike

Para të fituara nga krimi/ Arrestohet shkodrani

Një 40-vjeçar nga Shkodra është kapur me 44 mijë paund dhe 3 mijë euro, që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtari kriminale.

Uniformat blu bëjnë me dije se Policia e Fierit ndaloi mjetin e 40-vjeçarit tip “Benz” në vendin quajtur “Poçem”.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari.

Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Advertisement