Connect with us

Politike

“Para tre ditësh kishte…”/ Detaje nga ndarja nga jeta e ish-deputetit Gert Bogdani

Të tjera detaje bëhen me dije nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit demokrat, Gert Bogdani.

Bogdani ndodhej në një konferencë në një hotel në Tiranë me dy miq të tij amerikan, por papritur nuk është ndjerë mirë. Ai është larguar për në tualet, por vonesa ka shkaktuar shqetësim te dy miqtë e tij, të cilët kur kanë shkuar e kanë gjetur pa ndjenja.

Ata kanë lajmëruar menjëherë urgjencën, e cila e ka dërguar në QSUT, por në gjendje shumë kritike. Mjekët u përpoqën për rreth një orë që ta shpëtonin 44-vjeçarin përmes aparaturave, por ai nuk ia doli dot.

Gert Bogdani 3 ditë më parë ka pasur temperaturë, por nuk dihen detaje shtesë. Gjithashtu raportohet se ish-deputeti nuk vuante nga sëmundje kardiovaskulare, por do të jetë autopsia që do të zbulojë shkakun e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit.

Advertisement