Connect with us

Rajon

Paraburgimi i Belerit/ KEDE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij

Bashkimi Qendror i Bashkive të Greqisë (KEDE) kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Bordi Drejtues i KEDE me rezolutën e tij shpreh mbështetjen për Belerin, i cili ndodhet në paraburgim që prej datës 13 maj dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të vijojë me lirimin e menjëhershëm të tij.

Ai thekson se arrestimi i Belerit dhe paraburgimi i tij, është shkelje flagrante e rregullave themelore të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Advertisement