Connect with us

Pinknews

“Paraja e p*ostituës…”/ Fero i rikthehet muzikës, ofendon rëndë ish partneren

Reperi i njohur Fero i cili dy vite më parë hoqi dorë nga muzika pasi filloi t’i dedikohej fesë islame, duket se është rikthyer edhe njëherë aty ku e la, pasi ka treguar se po publikon një këngë, që në thelb tingëllon si një diss për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

Dyshja prej disa muajsh janë në sherr me njëri tjetrin pasi sipas Feros, Arbenita nuk e lejon të takojë vajzën e tyre, dhe këtë detaj ish-reperi e bëri publike duke i shpallur luftë modeles.

Me anë të një story në Instagram Fero ka bërë të ditur disa fraza nga kënga e tij e re ku me ironi i dërgon të fala avokates së Arbenitës.

“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes,” thotë reperi në këngë. Kujtojmë se avokatja e ish-bashkëshortes së tij, është motra e presidentes Vjosa Osmani.

Më tutje ai e quan Arbenitën “prositutë” teksa këndon: “se parja e prostitutës është ma e forta e therës”:

Tash u ktheva… se kom pa qikën që tetë muaj…
i qoj të falaa, motrës presidentes, se parja e prostitutës është ma e forta e therës

E shoh tash, që po i rikthena skenës, miliona presin derës
e ktejna e mora vesh që kish dek estrada, mos u boni marak, i qo krejt prej vorrit baba

Fero, i dha fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë.

Lajmi për martesën e dha vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar” me modelen Nita Bajrami.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita,Fero  i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të ciliën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.

Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.

Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

Advertisement