Connect with us

Bota

Paralajmërimi i Medvedev: Bota është në prag të një lufte botërore

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev deklaroi gjatë një konference në Moskë këtë të martë se bota ka të ngjarë të jetë në prag të një lufte të re botërore.

Në fjalën e tij, aleati i ngushtë i presidentit Putin, deklaroi se rreziqet nga një konfrontim bërthamor janë duke u rritur.

“Bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore”, tha Medvedev gjatë një konference në Moskë më 25 prill.

Medvedev aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, që është një institucion mjaft i fuqishëm në këtë shtet.

Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike, shkruan rel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale ndaj, siç është shprehur, një Perëndimi agresiv dhe arrogant.

Lideri rus ka deklaruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për ta mbrojtur veten ndaj çdo agresori.

Advertisement