Connect with us

Kronike

Parandalohet një ngjarje kriminale/ Burri tentoi të plagoste me thikë bashkëshorten e tij

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje. Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë kanë marrë njoftimin për të ndërhyrë në një situatë në fshatin Fitore të Vlorës. Një 46-vjeçar po ushtronte dhunë fizike dhe kanoste me thikë bashkëjetuesen e tij, por është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë. Sipas asaj që dihet deri më tani, i arrestuari kërcënonte bashkëjetuesen e tij që t’i hiqte kërkesën për urdhër mbrojtje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Fitore. Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerë (thikë), që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Advertisement