Connect with us

Rajon

Paranojakët B&B/ Shohin armiq ngado

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, e ka quajtur paranojake kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, pas deklaratave se “shërbimet e huaja po synojnë destabilizimin e Serbisë”.

Trajkoviç përmes një reagimi në rrjete sociale e ka quajtur Anna Brnabic dhe kreun e Agjencisë së Sigurisë BIA, njerëz paranojak që shohin armiq ngado, deri edhe jashtë vendit

Sipas Trajkovic, të pamësuar me qytetarët e zgjuar që kanë mendimin e tyre, kjo dyshe është viktimë e propagandës së tyre sipas së cilës kush nuk mendon si ata nuk është patriot.

“Kot e kanë. Mbreti është lakuriq dhe të gjithë mund ta shohin” – ka shkruar Trajkoviç.

Advertisement