Moti
Parashikimi i motit, e enjte 19 nëntor 2020
Ditën e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qendrueshëm.
Pritet mot kryesisht i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta e mesatare përgjatë maleve.
Përgjatë luginave në orët e mesditës do të mbetet mjegulla e mjegullina lokale. Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Deti i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/19 | diell |
Kukës | 4/14 | diell re |
Lezhë | 8/19 | Diell |
Dibër | 3/13 | diell re |
Durrës | 9/20 | Diell |
Tiranë | 9/19 | diell re |
Elbasan | 7/20 | diell re |
Berat | 7/21 | diell re |
Vlorë | 10/21 | Diell |
Korcë | 2/10 | diell re |
Gjirokastër | 6/18 | diell re |
Sarandë | 8/19 | diell |

