Moti
Parashikimi i motit, e mërkurë 11 nëntor 2020
/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në pjesën bregdetare dhe në zonat e ulëta. Në mesditë e pasdite përgjatë lindjes e juglindjes do të ketë vranësira mesatare e lokalisht të dendura.
Në orët e mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit, ashtu si në ditët që po lemë pas do të mbizotërojë mjegulla e dendur përgjatë luginave.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/20 | diell |
Kukës | 3/10 | re diell |
Lezhë | 7/20 | diell |
Dibër | 2/13 | re diell |
Durrës | 9/21 | diell |
Tiranë | 9/23 | diell |
Elbasan | 9/23 | diell |
Berat | 5/24 | diell |
Vlorë | 9/23 | diell |
Korcë | 3/14 | re diell |
Gjirokastër | 2/22 | re diell |
Sarandë | 8/23 | diell |

