Aktualitet
Parashikimi i motit për sot, temperaturat do të shkojnë deri në…
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 19/33 Diell
Kukës 16/30 Diell
Lezhë 18/33 Diell
Dibër 15/30 Diell
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 18/35 Diell
Berat 17/36 Diell
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 15/29 Diell
Gjirokastër 16/3 Diell
Sarandë 17/31 Diell