Lifestyle
Paratë, shkaku kryesor i grindjeve mes çifteve
Menaxhimi i jetës së përditshme dhe paratë janë motive themelore për kriza në çift.
Cesare Rimini, avokat martesor, shpjegon rëndësinë e sferës ekonomike. “Për çështjet e parave flitet më pak se për të tjerat, e megjithatë ato janë një motiv i madh konflikti”, thotë ai.
Ja cilat janë situatat më të rrezikshme në sferën e parave: Kur njëri nga të dy shpenzon më shumë, kurse tjetri përpiqet të kursejë.
- Kur të dy partnerët janë gjithnjë duke bërë llogaritë e shpenzimeve për t’i ndarë ato barabar.
- Kur nuk ka qartësi në llogaritë bankare; për shembull, kur është një llogari e përbashkët ku bëhen hyrjet dhe ku të dy partnerët marrin për të bërë shpenzimet personale.
- Nëse gruaja fiton më shumë, kjo mund të shkaktojë problem sidomos në mjediset social-kulturore ku burri është shtylla e familjes.
Marrëdhëniet e ndryshme me paratë mund të shkaktojnë ndarjen, sepse janë tregues të besimit reciprok.
Gjithashtu, janë edhe mjete lufte për pushtetin në çift, një nga shkaqet tipike për pështjellim. Përballë parave shpesh ngrenë krye pyetjet: “Sa vlej për ty?”, “Jam unë më i rëndësishëm apo paratë?”.